Lorenzo Pellegrini do të vazhdoj t’i qëndrojë besnik Romës së tij edhe për pesë vite të tjera.
Kapiteni i Romës është futur në vitin e fundit të kontratës, por kryeqytetasit nuk kanë pasur fare frikë për largimin e tij.
Mesfushori italian ka pasur një klauzolë largimi prej vetëm 30 milionë euro dhe skuadrat më të mëdha evropiane interesoheshin për të, por pa sukses, pasi dëshira e tij ishte të qëndronte në Olimpico.
Tanimë është arritur marrëveshja mes klubit dhe agjentëve të lojtarit për kontratën e re, e cila do ta mbajë Pellegrinin në Olimpico deri në verën e vitit 2026.
25-vjeçari do të bëhet lojtari i dytë më i paguar në klub me pagë vjetore prej katër milionë euro në sezon plus bonuse.
Vetëm anglezi Tammy Abraham do të fitojë më shumë se kapiteni./Telegrafi/
Odegaard do të humb nëntë ndeshje pas lëndimit
Osmani në Akademinë e famshme ushtarake amerikane West Point...
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s
Kurti e akuzon Perëndimin se po e “përkëdhel” Serbinë
Tiranë: Gruaja tenton të rrëmbejë 2-vjeçaren, arrestohet
Trepça fiton derbin lokal, Prishtina e Re ‘shkatërron’ Vjosë...