730 gjoba për mosrespektim të masave anti-Covid

09:36 | 30 Shtator 2021
Arbresh.info

Është rritur për 73 sosh më shumë numri i gjobave për masat anti-Covid.

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës, thuhet se sërish është rritur numri i gjobave për kundërvajtje, krahasuar me një ditë më herët ato janë rritur për 85 gjoba më shumë.

Tiketa trafiku janë 1159, gjoba të shqiptuara për masat anti-Covid janë  730, të arrestuar janë 20,  16 persona  janë dërguar në mbajtje dhe 1 person është dërguar në vuajtje të dënimit. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme