Qeveria e Kosovës dhe autoritetet shëndetësore, kanë planifikuar që të vaksinojnë 60 për qind të popullatës kundër virusit COVID-19, deri në fund të këtij viti.
E, Kosova aktualisht ka në dispozicion rreth 400 000 vaksina anti-COVID-19, të mjaftueshme deri në fund të këtij viti.
Kosova ka rreth 1.8 milion banorë, dhe deri më tani janë vaksinuar me dozën e parë 44.27%, që rrjedhimisht të njëjtit do të arrijnë të vaksinohen brenda muajit edhe me dozën e dytë.
Kjo do ta bëjë shumë shpejtë Kosovën si vendin me më së shumti të vaksinuar në rajon.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në raport me numrin e synuar për vaksinim 60% të popullatës apo rreth 1.300.000 banorë, sipas Planit Shtetëror të vaksinimit, me dozën e parë janë vaksinuar 62.5%, dhe me dozën e dytë 41%.
“Aktualisht Kosova ka në dispozicion rreth 400 000 vaksina anti-COVID-19, por merën çdo javë vaksina. Mbrëmë janë pranuar 52.650 nga Pfizer. Po, vaksina ka mjaftueshëm deri në fund të këtij viti. Në raport me numrin e synuar për vaksinim (60-70% e popullatës së rritur apo rreth 1.300.000 banorë sa duhet vaksinuar) sipas Planit Shtetëror të vaksinimit: Me dozën e parë janë vaksinuar: 62.5%, me dozën e dytë 41%”.
Aktualisht shteti i Serbisë prin me përqindjen më të lartë të vaksinimit të qytetarëve kundër koronavirusit ku deri më tani Serbia ka vaksinuar 43 për qind të popullsisë. Maqedonia e Veriut 32%, Shqipëria 26%, Mali i Zi 32%, dhe Bosnje e Hercegovina ka arritur të vaksinojë vetëm 13 për qind të popullsisë.
Kosova ka rreth 1.8 milion banorë, dhe sipas kësaj ministrie deri më tani janë vaksinuar me dozën e parë 44.27% dhe dozën e dytë 29%.
“Në raport me numrin e përgjithshëm të popullatës (1.780.000) me dozën e parë janë vaksinuar 44.27% me dozën e dytë 29%”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Më 13 shtator të këtij viti kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID-19. Ku në këto masa pa dëshminë e vaksinimit ndalohet hyrja në kafene e në shumë vende të tjera.
Edhe pas këtyre masave nuk vërehet që numri i personave të vaksinuar brenda 24 orëve është rritur.
Që nga 13 shtatori kur edhe kanë hyrë në fuqi këto masa, numri më i lartë i të vaksinuarve, ka qenë më 15 shtatorë ku janë dhënë 22.671 doza brenda 24-orëve.
Por, shumë qytetarë vazhdojnë të refuzojnë të vaksinohen, duke përdorur mundësin e testeve negative.
E, për këtë çështje ekonomisti Safet Gerxhali vlerëson që qytetarët nuk do të mund të rezistojnë shumë gjatë duke paguar teste rapid, pasi që kjo godet gjepin e qytetarëve.
Sipas tij, kosovarët nuk e kanë këtë komoditet dhe këtë llukës, dhe e vetmja zgjidhje mbetet vaksinimi.
“Është kohë që të kuptohet që lufta kundër pandemisë COVID-19 a vetëm një zgjidhje dhe ajo është vaksinimi. Institucionet duhet të përdorin kampanja të ndryshme për të promovuar rendësin e vaksinimit dhe përmes vaksinimit të ulet edhe kostoja e shpenzimeve tek qytetarët, sepse nëse dikush nuk është i vaksinuar dhe kërkohet dëshmia e vaksinimit atëherë me shpejtësi duhet të bëhen teste të ndryshme, dhe tëra kjo do ta godet gjepin e qytetarëve ashtu te dëmtuar. Nga testet do të jetë një kosto e cila shumë vështir do të jetë e përballuar, sepse është një barrë për qytetarët dhe kosovarët nuk e kanë këtë komoditet dhe këtë llukës”, thotë ai.
Ndërsa, eksperti i shëndetësisë Ilir Hoxha thotë se kufizimi i lëvizjes në disa hapësira pa vaksinim është strategji ideale, dhe kjo do të nxit më shumë vaksinimin e qytetarëve.
“Me ritmin aktual ish dashtë. Mediat edhe gjithkush tjetër duhet me shpërnda informata që ti ndihmojnë qeverisë me arrit këtë objektiv. Kufizimi në hapësira të ndryshme pa vaksinim që tashmë janë të ditura, mendoj që do ngrit numrin e vaksinimit. Dhe kjo është strategji ideale që unë e mbështes plotësisht”, thotë ai.
Kujtojmë se në Kosovë nga muaji mars, kur ka filluar procesi i imunizimit, deri më tani janë administruar rreth 1.2 milion doza, nga to rreth 505,188 qytetarë janë vaksinuar me të dyja dozat kundër koronavirusit./A.ZEKA/arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...