Rashit Qalaj, ish-drejtor i Policisë së Kosovës ka reaguar pasi që në bisedimet në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e të dërguarit nga Bashkimi Evropian për dialog, Miroslav Lajçak është vendosur që pjesa veriore të vazhdojë të kontrollohet nga KFOR-i.
Ai në emisionin “CONTEXT” në ATV tha se nuk është dakord që forcat e KFOR-it të marrin rolin e mbikëqyrjes së rrugëve në veri të vendit, duke shtuar se nuk është e nevojshme që Kosova të kthehet disa vite prapa.
“Është e çuditshme se si ajo publikohet ende pa u arritur marrëveshja fillimisht, nëse është kjo marrëveshja. Mendojë që informimi i opinionin në pikat çka është diskutuar ende pa u arritur marrëveshja mendojë se nuk është mirë, së paku e dëmton palën kosovare të cilët janë në dialog. Në anën tjetër unë e përshëndes çfarëdo marrëveshje, mirëpo jam kundër asaj që forcat e KFOR-it të marrin rolin e mbikëqyrjes së rrugëve atje nga Policia e Kosovës. Unë mendoj që nëse veç nuk ka nevojë që Njësitë Speciale të qëndrojnë në rrugët që shpien në vendkalimet kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë, atëherë duhet që gradualisht që policia e rëndomtë, policia e trafikut dhe kufitare dhe njësitë tjera të rëndomta të patrullojnë ato rrugë, të përforcuara fillimisht me njësinë speciale dhe gradualisht policët e Njësisë Speciale të tërhiqen. Nuk ka asgjë të keqe nëse ndonjë patrullë e KFOR-it qëndron aty mirëpo tërë kohën përgjegjëse duhet të jetë Policia e Kosovës sepse është përgjegjëse edhe në bazë të ligjit dhe kushtetutës dhe nuk ka nevojë që të kthehemi disa vite prapa që rrugët tona t’i patrullojë dhe t’i mbikëqyr KFOR-i,” – tha ai.
Qalaj tutje shtoi se është detyrë e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Qeverisë së Kosovës që për operacione të tilla të policisë, si ai në veri të vendit, të koordinohet me spektrin politik ndërkombëtar.
“Për operacione policore, policia nuk ka nevojë të bëj koordinim me spektrin politikë ndërkombëtar, mirëpo kjo është detyrë e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe e Qeverisë. Ndërsa sa i përket bashkëpunimit me Institucionet e Sigurisë në këtë rast EULEX dhe KFOR në të kaluarën ka pasur bashkëpunim, mirëpo kurrë nuk ka pasur kërkesë nga Policia e Kosovës që të angazhohen EULEX dhe KFOR”, ka thënë Qalaj.
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...