Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar idenë e tij që në hapsirën ku aktualisht ndodhet stadiumi “Fadil Vokrri” të bëhet një liqen.
Rama në DPT te Fidani në T7 ka thënë se ideja e liqenit qëndron ende në programin e tij.
Ai shtoi se gjërat e mëdha nuk merren me seriozitet dhe tha se idenë e tij tentuan ta mbysin me hajgare njerëzit që ai i quan “mendjengushte”.
“Unë të vertetën e kam thënë dhe ka dalë prej kontekstit. Në programin tonë, staduimi është aty, ideja e liqenit qëndron. Ne duhet të guxojmë për me pasë ide, ide që zgjedhin probleme në qendrën e Prishtinës. Unë atë e kam profesion, kam ide kam kreativitet dhe ide që do ta transformojnë Prishtinë. Ideja për liqenin është vizion për të ardhmen nuk është për tash ,për vitin 2021”, ka thënë Rama.
“Unë jam i lidhur shpirtrisht me stadiumin Fadil Vokrri, jam rritur aty. Ne duhet të mendojmë për të mirën e qytetit, nuk ka kurrgjë të keqe që të jetë ide pas vitit 2025, atëherë mund ta diskutojmë së bashku. Gjërat e mëdha, nuk merren me seriozitetin që e meritojnë, dhe tentojnë me u mbyt me hajgare nga njerëzit me mendje të ngushtë”, shtoi Rama.
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...