Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e mbështet veprimin e Kosovës, e cila vendosi të aplikojë masën e reciprocitetit për targat.
“Kosova i është përmbajtur kësaj marrëveshjeje dhe ka marrë një veprim në përputhje të saj”, tha ish-kryeministri.
Sipas tij, aplikimi i kësaj mase është në të drejtën e Kosovës, ndërsa shprehet kritik për qeverinë Kurti duke thënë se ka ndërmarrë veprime të pakoordinuara me partnerët ndërkombëtarë.
“Problemi është se nuk është sensibilizuar mjaft faktorin ndërkombëtar. Nuk është koordinuar ky veprim me partnerët ndërkombëtarë, për t’ua bërë të ditur se Kosova është duke respektuar marrëveshjen se po hyjmë në fund të marrëveshjes dhe Kosova është e detyruar që të veprojë në përputhje me ligjin dhe në respektim të marrëveshjes. U krijua një situatë, që u duk sikur i surprizuan partnerët tanë, gjë e cila nuk duhet të ndodhte, sepse çdo veprim ka qenë i koordinuar plotësisht me partnerët ndërkombëtarë”, shtoi ai për Euronews Albania.
Hoti thotë se kryeministri Kurti ka vepruar pa plan të qartë dhe pa koordinim me partnerët.
Sipas ish-kryeministrit, vendet mike i kanë dhënë të drejtë Kosovës për aplikimin e reciprocitetit, por kanë shprehur rezerva për aktet e qeverisë Kurti.
“Absolutisht jo, askush nuk është duke kritikuar veprimin e qeverinë atje, por përkundrazi nga opozita e kemi mbështetur veprimin e qeverisë. Problemi është se është ndërmarrë hapi pa një plan të qartë, pa një strategji të qartë dhe të koordinuar me partnerët ndërkombëtar për përmbylljen e kësaj çështje. Reagimet që kemi parë ne vendet mike japin të drejtë Kosovës në verime që ka ndërmarrë, por theksohet mungesa e koordinimit paraprak për këtë veprime”, tha ai.
Ai thekson se çështja e reciprocitetit mund të ndikojë, që në procesin e dialogut në Bruksel të mos diskutohet për marrëveshje përfundimtare, e cila nënkupton njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve, por se e gjitha kjo qasje shton Hoti mund të kanalizohet në diskutime për marrëveshje teknike.
“Kam frikë se nuk do diskutohet për marrëveshje përfundimtare, por do të bisedohet për marrëveshje teknike, parciale, për një problem që është krijuar në atë pjesë të vendit dhe Kosova e them prapë është plotësisht në të drejtën e saj, është Serbia ajo që nuk e ka respektuar këtë marrëveshje”, shprehet më tej Hoti.
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...
Lucescu vazhdon të merret me Kosovën: Luajtën shumë mirë, po...
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...