Google ADS

Gorani: Njësia Speciale është për intervenim dhe jo mbikëqyrje, mund të mos dërgohej në veri

22:08 | 29 Shtator 2021
L G

Analisti Dukagjin Gorani ka komentuar arritjen e një dakordimi të mundshëm me palën serbe për zgjidhjen e situatës së krijuar me targat e makinave.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha sot se është arritur një marrëveshje në parim për këtë çështje.

“Personalisht mendoj se drama e kësaj jave sado që mund të ketë qenë e drejtë proceduralisht, mendoj se qasja dhe imponimi ka qenë i panevojshëm. Ajo panevojshmëri e dërgimit të njësiteve speciale ka krijuar edhe shqetësim. Mendoj se edhe shqetësimi ka mund të evitohet’, thotë Gorani në emisionin Pressing.

“Ka krijuar shqetësim edhe lokal, ka krijuar shqetësim rajonal dhe mandej për shkak të pasojave ka krijuar edhe një formë të alarmit edhe ndërkombëtar, së paku të vendeve që merren me Kosovë’, shtoi ai.

“Në rrafshin teorik ka rrezikuar edhe me potencial të përplasjes. Megjithatë kur e dërgon Njësitin Special diku, e ato janë njësite për intervenim dhe jo njësite për mbikëqyre, megjithatë i mundëson gjasat për një përplasje të mundshme”, tha Gorani.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme