Drejtori i Institutit Epik, Demush Shasha ka reaguar pas deklarimit të zëvendëskryeministrit të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi rreth negociatave me Serbinë, menjëherë pas takimit në Bruksel.
Sipas tij, në negociata kaq të ndjeshme një veprim i tillë i Bislimit mund të dëmtojë gjithë mundin dhe investimin politik drejt arritjes së marrëveshjes, shkruan arbresh.info.
Shasha përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Bislimin, duke shtuar se ngutja e tij për t’u deklaruar në media, ka nxitur një dozë nervozizmi ndaj ndërkombëtarëve.
“I paqartë ky zhvillim i fundit. Pas ZvKM Bislimi, reaguan me një dozë nervozizmi në sinkron Ambasadori i SHBA-ve në Beograd, Shef i Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë dhe Zëdhënësi i Shërbimit të Jashtëm i BE-së”, ka shkruar Shasha.
Ai po-ashtu ka kritikuar edhe Bislimin për deklaratën e tij se kinse është arritur një marrëveshje.
“Është e qartë se palët janë afër arritjes marrëveshjes, dhe besoj se ZvKM Bislimi ka pasur qëllime të mira kur ka vendosur të njoftoj publikun për rrjedhjen e negociatave. Sidoqoftë, në negociata kaq të ndjeshme një veprim i tillë mund të dëmtoj gjithë mundin dhe investimin politik drejt arritjes së marrëveshjes”, ka shkruar tutje Shasha.
Postimi i plotë:
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...