Google ADS

Përfaqësuesi i BE: Marrëveshja nuk ka përfunduar, negociatat për krizën në veri të Kosovës ende vazhdojnë

19:37 | 29 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Petro Sano ka deklaruar lidhur me zhvillimet në kuadër të takimit në Bruksël për dialogun Kosovë-Serbi.

Sano përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se takimi i të dy vendeve ende nuk ka përfunduar dhe se negociatat ende vazhdojnë për gjetjen e një zgjidhje për krizën në veri të Kosovës, transmeton arbresh.info

“Dialogu: Takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë i lehtësuar nga @MiroslavLajcak në Bruksel nuk ka përfunduar, negociatat vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës”, ka shkruar Sano në llogarinë e tij në Twitter./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme