Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka raportuar sot para Komisionit Parlamentar Mbikëqyrjen e Financave Publike, për të prezantuar të gjitha veprimet që ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe të këtij viti për të adresuar të gjeturat e Raportit të Zyrës Kombëtare të Auditorit për MBPZhR-në për vitin 2020.
Ministri Faton Peci i ka njoftuar anëtarët e këtij komisioni se pas pranimit të Raportit të Auditorit i ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për të adresuar të gjeturat e tij përmes hartimit të planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve.
“Unë si Ministër, kam marrë të gjitha hapat e nevojshëm për të adresuar të gjeturat e auditorit dhe i kam zbatuar në bazë të rekomandimeve që kanë dalë, për vetëm 6 muaj si titullar i këtij dikasteri. Një ndër këto janë edhe obligimet e krijuara në MBPZhR dhe në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, ku kam kërkuar që të gjitha ato obligime, të cilat janë të harmonizuara me procedura ligjore të realizohen. Krahas kësaj kam kërkuar nga përgjegjësit në ministri dhe në të dy agjencitë, që t’i ndjekin të gjitha procedurat për shpenzimin e parasë publike. Shtuar kësaj ju njoftoj se kam themeluar Task Forcën për verifikimin e të gjitha lëndëve të cilat kanë qenë për pagesë dhe të gjitha këto lëndë janë verifikuar”, ka thënë Ministri Peci.
Ndërkaq, ai ka theksuar se ka ndërmarrë veprime konkrete për të adresuar rekomandimet e Auditorit edhe sa i përket hartimit të kritereve dhe planifikimit të buxhetit për Programin e Pagesave Direkte, duke pasur për bazë të gjeturat që ishin dhënë për këtë program edhe sa i përket mospërputhjes së tij me planifikimet buxhetore. Në kuadër hartimit të Programit të Pagesave Direkte, Ministri Peci ka treguar se aty kanë përfshirë edhe kriteret e reja për subvencionim e kulturave bujqësore, të cilat po ashtu ishin të gjetura të Auditorit.
“Në Programin e Ri për vitin 2021, si kriter kemi vendosur që kontratat të jenë të noterizuara në sipërfaqe mbi 10ha duke e lënë të hapur mundësinë e aplikimit pa kontratë në noterizuar për sipërfaqe nën 10ha. Ndërsa për të gjithë ata që e dëshmojnë linjën e gjakut, nuk kemi kërkuar kontratë e kjo është bërë duke pasur parasysh problemet pronësore të cilat ekzistojnë tek ne”, tha Ministri Faton Peci.
Mes tjerash, Ministri Faton Peci para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka treguar se rekomandimet e Auditorit i ka adresuar edhe në institucionet të cilat funksionojnë në kuadër të MBPZhR-së, siç është Instituti Bujqësor i Kosovës dhe Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Agjencia Pyjore e Kosovës./arbresh.info/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...