Këshilli i Prokurorëve Publik sot zgjodhi kryetarin e ri pasi përfundoi mandati aktual dyvjeçar i Aco Kolevski. Antonio Jolevski u zgjodh njëzëri kryetar i ri.
“Më 29 shtator 2021, Këshilli mbajti sesionin e rregullt të 32-të për zgjedhjen e Kryetarit të Këshillit të Prokurorëve Publik të RMV-së. Prokurori Publik Antonio Jolevski është zgjedhur Kryetar i Këshillit të Prokurorëve Publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili do ta kryejë funksionin në 2 (dy) vitet e ardhshme”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Prokurorëve.
Jolevski vjen nga Manastiri. Filloi të punojë si prokuror në vitin 2003 kur u zgjodh zv. Prokuror Publik në Prokurorinë Publike Themelore (BPPO) Manastir.
Nga viti 2012 deri në vitin 2018, ai është shef i Prokurorisë Publike në Manastir, ndërsa nga viti 2018 punon si prokuror në të njëjtën prokurori. Ai u zgjodh anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publik vitin e kaluar./Telegrafi/
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...