Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, thotë se Kosova ka hapur derën në mënyrë shumë konstruktive për të gjetur një zgjidhje, dhe se Bashkimi Evropian duhet ta ketë parasyshë.
“Këtu sot dhe në ditët e shkuara kjo është provë që sa me rëndësi është që të flasim për një zgjidhje, dhe ky do të jetë edhe mesazhi im që do të jap në Serbi. E keni hapur derën në një mënyrë shumë konstruktive është shumë me rëndësi të merret parasysh edhe nga BE-ja pasi ka të bëjë me atë se si të ecë rajoni. Investimi shkon krah për krah me respektimin e vlerave evropiane. Kemi me rëndësi tregun e përbashkët por janë asgjë nëse nuk i repsektojnë vlerat”, është shprehur Ursula von der Leyen kur është pyetur nga portali arbresh.info se edhe sa kohe do te lejohet Serbia të sillet si një fëmijë i lazdruar në raport me Kosovën, secilen herë të sillet si viktimë e sherreve që i bën vetë ajo.
Këto komente ajo i ka bërë në Prishtinë, në një konferencë për medie me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./arbresh.info/
Kurti: Nderojmë e kurrë nuk harrojmë sakrificën e heroit Afr...
Osmani: Afrim Bunjaku ra dëshmorë për të treguar edhe një he...
Rama ndan projektin e shkollës profesionale “Arben Broci” në...
Zelensky: Jemi afër përfundimit të luftës
Një vit nga sulmi në Banjskë, Sveçla: Serbët po përgatiten t...
Njëvjetori i rënies heroike, Sindikata e Policisë përkujton ...