Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, për herë të parë e ka quajtur sulmin në Zubin Potok dhe bombat e pa shpërthyera në Zveçan me elemente terroriste.
Këtë e ka thënë në një konferencë për medie me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Sulmi në Zubin Potok me elemente terroriste… Jam i gatshëm që të pranojë zgjidhjen e re që nënkupton reciprocitetin. Nuk ka barazi pa reciprocitet. Kam ofruar një zgjidhje të tillë, që t’i largojmë këto tabela të përkohshme dhe të udhëtojmë me tabela normale. 11 mijë vetura kanë hyrë dhe asnjë polic apo pjestarë i kufirit nuk kanë hulumtuar kush janë ata pasagjer. Nuk na intereson nacionaliteti”, është shprehur Kurti.
Ai ka folur edhe për “planin” për heqjen e barrikadave që ka diskutuar me KFOR-in.
“Heqja e barrikadave dhe zëvendësimin e njësive speciale nga pjestarët e NATO-s apo KFOR-it, dhe reciprociteti do të vazhdonte. Sa i përket orareve të tërheqjeve dhe realizimit taktik dhe logjistik do të dakordohemi me Policinë e Kosovës. Vendimet nuk janë plotësisht politike, por edhe të sigurisë. Serbia e ka refuzuar këtë. Javën e kaluar e ka refuzuar dialogun, dhe këtë javë këtë me KFOR-in. Ne jemi dakorduar për dyjat. Komandanti i KFOR-it pas takimit me kryetarët e komunave veriore kanë refuzuar. Kjo është për të ardhur keq”, është shprehur Kurti./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...