Kurti: Kosova nuk ka fat tjetër përveç Bashkimit Evropian

11:47 | 29 Shtator 2021
arbresh.info

Kryeministri, Albin Kurti, tha se Kosova nuk ka fat tjetër përveç Bashkimit Evropian, dhe nuk ka kontinent tjetër përveç Evropës.

Ai ka përsëritur qëndrimin se Serbia provokoi gjithë ato situata në veri të vendit.

“E njoftova për gjendjen në pikat kufitare 1 dhe 31, Bërnjak dhe Jarinjë. Serbia provokoi me forcë me automjete luftarake dhe përveç këtyre ka angazhuar aeproplan luftarak dhe helikopterë rus. Sulmi erdhi pas deklaratave të Presidentit të Serbisë, dhe paraqitjen e këtij armatimi. Ne nuk kemi fat tjetër përveç Bashkimit Evropian dhe nuk kemi kontinent tjetër përveç Evropës. Pres intensifikim të raporteve”, është shprehur Kurti.

Këto komente ai i ka bërë në një konferencë për medie  me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme