Google ADS

Sheriff Tiraspol nuk është rastësi, kjo video tregon se sa ekip serioz janë

09:51 | 29 Shtator 2021
KRG

Sheriff Tiraspol arriti të mposht Real Madridin me rezultat 1-2 në Santiago Bernabeu në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Skuadra më outsajdere e fazës së grupeve tashmë ka 6 pikë të grumbulluara në dy ndeshje.

Kush është Sheriff Tiraspol?

Sheriff është një skuadër nga Tiraspoli, kryeqyteti i Transnistrisë, një shtet i vogël brenda Moldavisë.

Skuadra u themelua në vitin 1997 dhe vetëm pas dy vitesh kanë hyrë në nivelet më të larta të futbollit moldav.

Që atëherë ata kanë fituar 19 tituj kampion, 10 kupa dhe 7 superkupa.

Sheriff ka arritur në fazën e grupeve të Europa League në katër raste dhe është bërë skuadra e parë Moldave që kalon në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Klubi merr emrin e tij aktual nga sponsori i tij kryesor, Sheriff , një kompani e cila operon industri të ndryshme në Transnistria.

Skuadra është një projekt i madh, dhe kompleksi i tyre sportiv i ngjanë skuadrave më të mëdha evropiane.

“Stadiumi Sherif” është shtëpia e Sherif Tiraspol dhe është në pronësi të korporatës Sherif. Ndërtimi i terrenit filloi më 1 gusht 2000 dhe përfundoi në maj 2002, me hapjen zyrtare në korrik 2002. Ai u rinovua në 2011. Stadiumi ka një kapacitet për 12,746 spektatorë dhe ka të drejtë për ngjarjet ndërkombëtare të FIFA/UEFA. Përveç Sherifit, stadiumi ka pritur edhe ndeshje për FC Tiraspol dhe ekipin kombëtar të Moldavisë .

Përveç arenës kryesore të Kompleksit Sportiv Sheriff, ekziston edhe një stadium me 8,000 vende, Malaya Sportivnaya Arena , i vendosur gjithashtu në të njëjtin kompleks, së bashku me tetë fusha stërvitore, një qendër stërvitore të mbuluar, strehim për lojtarët, një kolegj për studentët dhe një hotel me pesë yje.

Më poshtë janë pamjet e kompleksit sportiv të skuadrës së Sheriff Tiraspol. /IO/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme