Kaos në aeroport, breshka vonon pesë aeroplanë

09:06 | 29 Shtator 2021
V. S.

Ndoshta mund t’iu duket e pabesueshme, por një breshkë në aeroportin e dytë më të ngarkuar të Japonisë, vonoi pesë aeroplanë.

Breshka e cila peshonte pak më shumë se 2 kilogramë, u pa duke lëvizur ngadalë përgjatë rrugës në aeroportin ndërkombëtar Narita pranë Tokios të premten në mëngjes.

Stafi e hoqi breshkën me një rrjetë dhe e kontrolloi pistën nëse ka të tjera, duke shkatuar vonesë prej 15 minutash në pesë fluturime.

Ndërsa punonjësit e aeroportit herë pas here thirren të heqin macet endacake, qentë dhe lepujt nga pista, breshkat janë jashtëzakonisht të rralla. Zyrtarët e Narita besojnë se krijesa mund të ketë ardhur nga pellgu i mbajtjes së aeroportit, i vendosur rreth 100 metra larg pistës./KK/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme