Google ADS

Messi më në fund shënon golin e parë me fanellën e PSG-së ndaj Manchester City

23:00 | 28 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Lionel Messi më në fund e ka shënuar golin e tij të parë me fanellën e Paris Saint-Germainit, edhe atë në Ligën e Kampionëve.

Superylli argjentinas kaloi me bujë të madhe në kryeqytetin francez nga Barcelona, pasi vendosi të mos e vazhdonte kontratën me Blaugranët.

Mirëpo, në takimet e para me fanellën e klubit të ri nuk kishte arritur të shënonte dhe të gjithë e prisnin golin e tij.

Dhe ky gol erdhi në raundin e dytë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, pikërisht në momentin kur i nevojitej skuadrës së tij.

Derisa PSG ishte në epërsi prej një goli dhe City bënte presion për të barazuar dhe reagimi i Leo Messit ishte i mrekullueshëm, ndërsa goditja e tij u ndal në rrjetë (74’)./telegrafi

 

Të ngjashme