Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

20:04 | 28 Shtator 2021
Arditë Shkodra

Të mërkurën do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Riga të dobëta shiu mund të ketë vetëm në vise të larta.

Temperatura minimale do të lëvizë ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius, transmeton arbresh.info

Të enjten parashihet mot më i freskët dhe kryesisht i vranët, i shoqëruara me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në veriperëndim dhe perëndim të vendit parashihen reshje më të dendura.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-8 m/s./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme