Aksident mes dy veturave në Podujevë, lëndohen tetë persona

15:12 | 28 Shtator 2021
Arbresh.info

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Lupç të Podujevës.

Tetë persona janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info, Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë Rajonale të Prishtinës.

Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka deklaruar Ahmeti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme