Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) dhe WUS Kosova mbajtën të martën Konferencën Virtuale përmbyllëse të projektit “Përkrahja e Agjencisë së Kosovës për Akreditim për plotësimin e disa rekomandimeve të ENQA)”, financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përmes Programit të Granteve për Mbështetje të Universitetit dhe administruar nga Kosovo Unites States Alumni (KUSA).
Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte mbështetja e Agjencisë së Akreditim në arritjen e standardeve specifike të “Standardeve dhe Udhëzimeve për Sigurimin e Cilësisë në Zonën Evropiane të Arsimit të Lartë”, siç është kërkuar nga Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në vitin 2019.
Projekti është zbatuar në periudhën shtator 2020 – Shtator 2021 dhe këto janë rezultatet kryesore të arritura:
Përgatitja e raportit të progresit në zbatimin e rekomandimeve të ENQA-së;
Organizimi i një Konference me IAL-të dhe akterë të ndryshëm në lidhje me sigurimin e cilësisë;
Zhvillimi dhe publikimi i raportit mbi “Rekomandimet për rishikimin e standardeve për akreditim institucional dhe programor nga Agjencia e Kosovës për Akreditim”
Zhvillimi dhe publikimi i “Udhëzuesit për vlerësimin e brendshëm të personelit” së bashku me shtojcat e nevojshme;
Trajnime për stafin e AKA – në mbi vlerësimin e e brendshëm;
Përgatitja dhe publikimi i “Rishikimit të praktikave të mira mbi realizimin e analizave tematike nga agjencitë e akreditimit në disa vende të Evropës”;
Zhvillimi dhe publikimi i “Udhëzuesit për realizimin e analizave tematike nga Agjencia e Kosovës për Akreditim”;
Trajnime për stafin e AKA -së në lidhje me zbatimin e analizave tematike;
Dy analiza tematike të zhvilluara dhe të publikuara në temat:
Përgatitja e të diplomuarve kosovarë për tregun e punës – Perspektiva e punëdhënësit dhe të diplomuarve;
Analiza Tematike për akreditimin institucional të institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë.
Me financimin e donatorëve ndërkombëtarë, AKA po rrit kapacitetet e saj për garantimin e cilësisë në arsimin e lartë dhe njëkohësisht po plotëson vazhdimisht rekomandimet për kthimin në Asociacionin Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Krijimi i metodologjisë për hartimin e analizave tematike, ka qenë njëri nga kriteret më të vështira për tu plotësuar nga AKA për kthimin tonë në ENQA dhe EQAR.
Përveç krijimit të metodologjisë, AKA dhe WUS Kosova kanë shkuar edhe një hap më tutje, duke përgatitur edhe dy analiza tematike.Konform standardeve evropiane, tani e tutje AKA posedon mekanizmin e krijimit të analizave tematike, varësisht nga nevojat e saj./arbresh.info/
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...