Në konferencën për shtyp që po mbahet në shkollën e rindërtuar në Qerek të Krujës, Presidenja e KE, Ursula von der Leyen është shprehur se Shqipëria do jetë së shpejti pjesë e BE. Ajo tha se Konferenca Ndërqeveritare, do të mbahet para fundit të vitit.
Më la shumë mbresa vizita këtu, takova fëmijët edhe vajzat që luanin volejboll, djemtë basketboll, do të doja që fëmijët e mi të kishin një shkollë të tillë. Falenderoj ekipin, shumë faleminderit. Ky është symbol i miqësisë, por dhe bashkëpunimit, it ë ardhmes sonë të të ardhmes. I kemi parë fëmijët, ajzat, djemtë. E ardhmja e Shqipërisë është në BE, jemi miq dhe partner. Shqipëria i ka kryer detyrat, e di që ka qenë rrugë e gjatë. Jemi ne ata që duhet të bëjmë pjesën tonë. I kemi borxh rinisë shqiptare që besojnë tek e ardhmja europiane.
Është rinia jonë. Jo vetëm me shkollat, por dhe me bashkëpunimin tonë për këto përparësi që ne kemi. Së pari rimëkëmbja nga pandemia, dy shtylla kryesore, nga njëra anë vaksinimi dhe rimëkëmbjen nga pandemia dhe fuqizimin e ekonomisë.
Këtu skuadra Europë do të qëndrojë krahë jush. Kemi pasur një problem në fillim em fqinjët e Ballkanit Perëndimor, por do e tejkalojmë, skuadra BE ka dhuruar 430 mijë doza në Shqipëri, do të vijojnë. Vaksinat shpëtojnë jetë, shpëtojnë të dashurit e zemrës. Me të do të tejkalojmë pandeminë.
Sa më i shpejtë Procesi i Berlinit, aq më shpejt dhe integrimi në BE. Shqipëria meriton dhe do të jetë në BE, nuk ka pikë dyshimi. Jap mbështetje të plotë për negociatat me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut sa më shpejt. Ju përmendët disa vështirësi, unë jam e vendosur që të kemi tryezën e parë ndërqeveritare (para fundit të vitit). E kemi diskutuar edhe në të shkuarën, po punojmë për këtë”, është shprehur Von der Leyen./tvklan.al
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...