Koreja e Jugut ndalon konsumimin e mishit të qenit

12:15 | 28 Shtator 2021
A. B.

Në kulturën perëndimore, qeni konsiderohet si miku më i mirë i njeriut.

Ndërsa, në disa zona të Azisë, si në Korenë e Jugut, është parë dhe është përdorur si ushqim, shkruan cnn transmeton arbresh.info

Sot presidenti i Koresë së Jugut, Mun Jae In, ka vendosur të ndalojë konsumin e mishit të qenit në vend.

Në Korenë e jugut ekzistonte një ligj që ndalonte masakrimin e qenve dhe maceve, por jo konsumin e tyre si ushqim. Ky zakon ishte kthyer në një burim turpi në nivel ndërkombëtar për vendin. Në të kaluarën, numri i qenve që konsumoheshin si ushqim ishte rreth një milion.

Ky lloj mishi, sipas një tradite shekullore, konsiderohej si një ushqim bazë në kuzhinën koreano- jugore. Por vitet e fundit, gjithnjë e më shumë të rinj në vend e konsiderojnë një tabu, dhe shoqata ambientalistësh protestojnë shpesh .

Presidenti i Shtetit nuk ka fshehur asnjëherë dashurinë për qentë. Ai mban më shumë se një qen në rezidencën e tij presidenciale, dhe është kreu i parë i këtij shteti që bën diçka të tillë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme