Google ADS

Kosova e Gjermania nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e arsimit

11:03 | 28 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Në një ceremoni të organizuar në Zyrën e Kryeministrit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, nënshkroi sot memorandum mirëkuptimi me Kerstin Zielosko, Kryetare e Education Unlimited e. V.

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit ekzistues, përmes këtij Memorandumi të Mirëkuptimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Education Unlimited e. V., u vendosën parimet kryesore për vazhdim të bashkëpunimit mbi projektin arsimor ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë.

Të dy palët u pajtuan që të kryejnë projekte të përbashkëta në fushën e arsimit, përfshirë, por duke mos u kufizuar, në programe të shkëmbimit për studentë dhe nxënës, projekte kërkimore, programe edukimi dhe trajnime, konferenca arsimore dhe kulturore, për një periudhë pesëvjeçare, me mundësi vazhdimi.

Në ceremoninë e nënshkrimit të memorandumit ishin edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit, Arberie Nagavci, koordinatorja e Projektit, Milote Sadiku dhe udhëheqësi i projektit, Luan Krasniqi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme