Pandemia e koronavirusit ka zvogëluar jetëgjatësinë e burrave në numër të lartë që nga Lufta e II Botërore.
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Oksfordit, jetëgjatësia e burrave amerikanë ka rënë dukshëm dy vitet e fundit, transmeton portal arbresh.info
Jetëgjatësia ra me më shumë se gjashtë muaj në krahasim me vitin 2019, në 22 nga 29 vendet e analizuara në studim, ku u përfshinë Europa, SHBA-të dhe Kili.
Jetëgjatësia është zvogëluar në 27 nga 29 vende.
Studimi vuri në dukje se shkak për zvogëlimin e jetëgjatësisë në vende të ndryshme janë vdekjet zyrtare nga koronavirusi. Deri më tani, gati pesë milionë vdekje të shkaktuara nga koronavirusi i ri janë regjistruar, tregojnë të dhënat e Reuters.
“Fakti që rezultatet tona nxjerrin në pah një ndikim kaq të madh që mund t’i atribuohet drejtpërdrejt koronavirusit, tregon sesa tronditëse dhe shkatërrues ishte për shumë vende”, tha Dr. Ridhi Kashyap, një nga autorët kryesorë të punimit, të botuar në International Journal of Epidemiology.
Në shumicën e vendeve, pati një rënie më të madhe të jetëgjatësisë për burrat sesa për gratë, me rënien më të madhe te burrat amerikanë, jetëgjatësia e të cilëve ra me 2.2 vjet në krahasim me vitin 2019.
Në total burrave iu zvogëlua jetëgjatësia për më shumë se një vit në 15 vende, ndërsa për gratë në 11 vende. Kjo fshiu përparimin në zvogëlimin e vdekshmërisë që ishte bërë në pesë deri në gjashtë vitet e mëparshme.
Rritja e vdekshmërisë në Shtetet e Bashkuara ishte kryesisht në mesin e atyre në moshë pune dhe nën 60 vjeç, ndërsa në Europë vdekshmëria midis njerëzve mbi 60 vjeç kontribuoi ndjeshëm në rritjen e vdekshmërisë./arbresh.info/
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...