Rikthimi i ligjshmërisë në Komunën e Pejës, prioritet i Berishës së AAK-së

00:48 | 28 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Rrustem Berisha, kandidat i AAK-së për Kryetar të Pejës, ka thënë se vendosja e ligjshmërisë dhe zhvillimi ekonomik janë dy prioritetet e tij në rast se fiton në zgjedhjet e 17 tetorit.

“AAK e ka hartuar planin qeverisës për katërvjeçarin e ardhshëm, të cilin e kemi bërë duke u bazuar në vizita dhe ato çfarë kemi pasur si kërkesa nga qytetarët”.

“Rikthimi i ligjshmërisë në komunë është prioritet. Komuna ballafaqohet me probleme të shumta sa i përket respektimit të ligjit – ka pasë shumë arrestime në komunë”, është shprehur Berisha, njofton Klan Kosova.

“Nuk do të kemi në qeverisje asnjë person që bie në kundërshtim me ligjin. Prioritet i dytë është zhvillimi ekonomik”.

Berisha në Edicionin Zgjedhor ka theksuar se sa i përket projektit Borea do të rishpalli konkurs.

“Muhaxheri nuk ka bërë asgjë, e ka hapur vetëm një gropë dhe asgjë tjetër. Ne do ta ritenderojmë projektin dhe vlerësojmë punën e deritanishme. Duhet kompani serioze për realizimin e këtij projekti”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme