Google ADS

EULEX shprehet i gatshëm të ndihmojë në zgjidhjen e situatës në veri

23:17 | 27 Shtator 2021
Përparim Bublaku

EULEX-i është i gatshëm të ndihmojë së bashku me NATO-n dhe KFOR-in, për tejkalimin e krizës në veri, pas bllokimit të rrugës.

Kështu është shprehur shefi i këtij misioni në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark, në Twitter, pas takimit që ka zhvilluar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai ka thënë se takimi me Osaminin ishte i dobishëm.

“Takim shumë i dobishëm sot me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në lidhje me ngërçin në dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. EULEX-i vendosi ekipe në të dy pikat e përbashkëta kufitare një javë më parë dhe është gati të ndihmojë së bashku me NATO-n”, ka shkruar Wigemark në Twitter./arbresh.info/

Osmani takim me drejtues të institucioneve të sigurisë: Serbia është burim i destabilizimit në rajon

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme