Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka komentuar të pakuptimtë teorinë se trau i Rrugës së Kombit ka ndarë Kosovën dhe Shqipërinë.
Ai theksoi se është një tarifë shërbimi që vendoset në cdo shtet, madje edhe mes dy qyteteve, duke theksuar se nuk ka negociatë që të hiqet.
“Tarifa Rrugës së Kombit nuk mund të hiqet, është një tarifë shërbimi dhe një tarifë vendet i kanë brenda për brenda tyre. Teoria që trau ka ndarë kombin është e pakuptimtë. Patriotët që e konsiderojnë hapësirën e një kombi i duhet të paguajnë për rrugën aty ku e përdorin. Qofshin patriotët shqiptarë apo shqiptarët e Kosovës. Ka siguruar transformim për sigurinë, nuk negociohet. Nuk ka lidhje me kombin por shërbimin brenda një hapësire. Rruga e Kombit që lidh të njëjtën hapësirë dhe brenda së njëjtës hapësire të gjithë paguajnë”, tha Rama.
“Kosova mund të vijë në tryezë dhe nuk bën asnjë marrëveshje me Serbinë, ato që ka i bën me Shqipërinë, me Maqedoninë. Serbia nuk ka nevojë për Kosovën se tregun e ka marrë komplet”, shtoi ai./TCH/
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...
“Euro Natur”, shqetësimin se zona Vjosë- Nartë kërcënohet ng...
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...