Biden merr dozën e tretë të vaksinës

22:04 | 27 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mori të hënën dozën përforcuese të vaksinës Pfizer kundër koronavirusit.

“Gjëja më e rëndësishme që duhet të bëjmë, është të vaksinojmë më shumë njerëz”, tha Biden para se të merrte vaksinën.

Biden, 78 vjeç, e ka marrë dozën e parë të vaksinës më 21 dhjetor dhe dozën e dytë më 11 janar.

Ai tha se edhe zonja e parë, Jill, do ta marrë së shpejti dozën përforcuese.

Javën e kaluar, Qendrat amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA miratuan dozën përforcuese të vaksinës Pfizer për amerikanët 65 vjeç e lart dhe për ata me probleme të rrezikshme shëndetësore.

Dozat shtesë duhet të jepen së paku gjashtë muaj pas vaksinimit të plotë./REL/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme