Kombëtarja e Kosovës U17 në konkurrencën e femrave ka barazuar 1:1 në duel me Bjellorusinë, në ndeshjen e dytë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.
Kosova U17 është pjesë e grupit 1 të Ligës B dhe pas dy ndeshjeve ka 4 pikë, duke e kryesuar renditjen e këtij grupi e ndjekur nga Bjellorusia po ashtu me 4 pikë, derisa Luksemburgu ka 3 pikë.
Të parat në epërsi kaluan futbollistet bjelloruse, me golin e shënuar nga Siniauskaya në minutën e 8-të, derisa një pikë të rëndësishme për Dardanet e reja e siguroi Aurora Racaj, në minutën e 71-të. Ndeshjen e fundit Kosova e zhvillon më 30 shtator kundër Luksemburgut.
Ndërsa në ndeshjen e kaluar vashat e Kombetarës kanë shënuar fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë me rezultat 13:0. /arbresh.info/
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...