Google ADS

Delegohen gjyqtarët për xhiron e shtatë të Superliges së Kosovës

18:17 | 27 Shtator 2021
KRG

Tashmë Superliga e Kosovës ka arritur deri të java e shtatë.

Ndërsa ndeshjet e ardhshme do të zhvillohen në mesjavë ku do të ketë ndeshje mjaftë interesante.

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë publike edhe delegimin e gjyqtarëve të cilët do të referojnë ndeshjet e xhiros së shtatë të Superligës së Kosovës.

Gjyqtari kryesor në ndeshjen Gjilani- Llapi do të jetë Mentor Ajeti dhe asistentët e tij do të jenë Drilon Rexhepi dhe Altin Zhegrova, ndërsa gjyqtari i katër do të jetë Bardh Ajeti.

Ndërsa në ndeshjen Drenica – Malisheva, gjyqtari kryesor është emëruar Mervan Bejtullahu dhe asistentët e tij do të jenë Edmond Zeqiri dhe Besnik Mornia, kurseGramos Shala do të jetë gjyqtari i katër. /arbresh.info/

Më poshtë do të gjeni delegimin në të gjitha ndeshjet e javës së shtatë në Superligë:

Të ngjashme