Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, njofton klientët se çfarë duhet të kenë me vete me hyrjen në fuqi të masave të reja kundër koronavirusit.
Për shfrytëzimin e hapësirave të brenshme, klientët pranë lokaleve duhet të jenë të pajisur me njërën nga dëshmitë, si certifikatë e vaksinimit apo testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë.
Njoftimi i plotë:
Njoftim
Të nderuar gastronomë,
Për shfrytëzimin e hapësirave të brenshme, klientët pranë lokaleve tuaja duhet të jenë të pajisur me njërën nga dëshmitë si më poshtë:
Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19;
Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik – IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
Testi shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
Kurse për shfrytëzimin e terasave nuk nevojitetu ndonjë dëshmi nga ato që janë të lartë cekura!
Vaksionohu,sigurohu./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...