Google ADS

Prej nesër nisin vizitat familjare nëpër burgje

15:00 | 27 Shtator 2021
Arbresh.info

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se nga data 28 shtator 2021 do të fillojë lejimin e vizitave familjare.

Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojë me pranimin e vetëm një anëtari të ngushtë të familjes dhe vizitat e lira në lokale të veçanta.

Ndërsa rregullat për vizitorin janë: “të prezantojë Certifikatën e Vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër Covid-19, testin RT-PCR negativ dhe jo më të vjetër se 48 orë. Po ashtu vizitori është i obliguar që të bartë maskë mbrojtëse.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, thuhet në njoftimin dërguar nga Zyra për Komunikim Publik nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme