Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ka shkruar rreth takimit më Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një psotimi në facebook, Pacolli ka shkruar se mesazhi i sotëm i Kryeministrit Rama ishte i qartë se Shqipëria fuqishëm qëndron në krah të Kosovës.
Postimi i plotë:
Në vizitën e tij të parë në Kosovë pas formimit të qeverisë së re, pata nderin të pres kryeministrin shqiptar, Z. Edi Ramën më kolegë, më të cilin diskutuam mes tjerash edhe për situatën në veri të Kosovës. Vizita e Kryeministrit shqiptar, në këtë moment delikat është shume e nevojshme dhe Kosova duhet të shfrytëzoj këtë për forcimin e lidhshmërisë, në çdo aspekt më Shqipërinë. E falënderova për vizitën dhe mbështetjen e tij për vendin tonë. Biseduam për nevojën e madhe të funksionalizimit të të gjithë mekanizmave paqësor në mënyrë që të çtensionohët situata në veri dhe t’i hapet rrugë dialogut. Mesazhi i sotëm i Kryeministrit Rama ishte i qartë se Shqipëria fuqishëm qëndron në krah të Kosovës, në secilën variante që garanton zgjidhje të problemit duke mos rrezikuar jetrat e qytetarëve, që garanton lëvizjen e lirë dhe ruan integritetin territorial të vendit./arbresh.info
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë
Lamine Yamal fiton çmimin “Golden Boy” 2024
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
‘I kam treguar se ti e ke pëlqimin e sinqertë’, Xheneta dhe ...
Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi...
Jasir Asani golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve të ...