U mbajt më dyer të mbyllura, por detajet e takimit të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama e Kryetarit të PDK-së, Meli Krasniqi, u bënë të ditura.
Përmes një postimi në facebook, vetë kryetari i PDK-së, ka bërë të ditur se cilat ishin temat e diskutimit.
Krasniqi bëri të ditur se diskutuan për situatën e brendshme politike, menaxhimin e pandemisë, si dhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit, raporton arbresh.info
Postimi i plotë:
Sot pata kënaqësinë të mirëpres në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilit i urova mandatin e tretë me radhë si udhëheqës i Qeverisë së Shqipërisë.
Duke shprehur falënderimin për urimet e z. Rama me rastin e zgjedhjes time në krye të PDK-së, shpreha vullnetin tim dhe të përhershëm të PDK-së, për të kultivuar raporte të afërta e miqësore me të gjitha institucionet e Republikës së Shqipërisë.
PDK e vlerëson jashtëzakonisht të rëndësishëm thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, për çfarë u pajtuam për nevojën e forcimit të mëtejmë të lidhjes dhe koordinimit aq të nevojshëm në mes nesh. Për këtë qëllim, konsideroj se mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, si format i iniciuar nga periudha e qeverisjes së PDK-së, duhet të vazhdojë e të zgjerojë temat e rëndësisë së përbashkët.
Gjatë takimit biseduam për situatën e brendshme politike, menaxhimin e pandemisë, si dhe për zhvillimet e fundit në veri të vendit.
Vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciprocitetin me targat, e konsiderojmë të drejtë dhe legjitim. Por, shpreha shqetësim për tendencën nga ana e Serbisë për të përshkallëzuar situatën, me ç’rast kërkova që Shqipëria të luajë rol ndihmës, si vend anëtar i NATO-s.
Kryeministrin Rama e falënderova për ftesën që më bëri për vizitë zyrtare në Tiranë, të cilët do ta realizoj që në momentin e parë të mundshëm./arbresh.info/
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...