Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Bledi Çuçi.
Në këtë takim ministri Sveçla së pari e uroi ministrin Çuçi për detyrën si dhe për Mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave pas konstituimit të institucioneve duke e falënderuar atë për nënshkrimin e dy marrëveshjeve: Marrëveshjen e trafikut lokal të kufirit si dhe për Marrëveshjen për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës), transmeton arbresh.info.
Ministri Sveçla theksoi se bashkëpunimi i dy vendeve tona po thellohet në shumë dimensione dhe në dobi të qytetarëve nga të dy anët e kufijve. Ministri theksoi se qëndrojnë të bashkuar si gjithmonë, si në paqe ashtu edhe në sfida të përbashkëta.
Gjithashtu ministri Sveçla theksoi se Ministritë e Brendshme të të dy shteteve tona kanë më shumë se 20 marrëveshje të cilat padyshim kanë qëllim lehtësimin e jetesës dhe zhvillimin e veprimtarisë së shqiptarëve në të dy anët e kufirit.
Në fund të takimit dy ministrat u zotuan se ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen ndërmjet dy Policive të shteteve tona në fushën e sigurisë publike, luftimin e krimit dhe të korrupsionit./arbresh.info
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...