Raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit gjatë fundjavës

11:22 | 27 Shtator 2021
Arbresh.info

Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur raportin 24 orësh të fundjavës.

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se në ditën e shtunë nga Prokuroria Speciale dhe prokuroritë themelore, gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 54 aktakuza kundër 60 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë 12 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit të katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, në raportin e ditës së diel, Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar për 48 orë dhjetë persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit të pesë personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme