Aktori i njohur dhe shumë i dashur për merakltitë e filmit, Richard Gere, do të dëshmojë në gjyq kundër kreut të partisë “Lega Nord”, Mateo Salvini.
Salvini po gjykohet për “rrëmbim dhe moskryerje të detyrës zyrtare”, shkruan gazeta “La Republica”, transmeton portal arbresh.info
Salvini akuzohet se në vitin 2019, kur ishte Ministër i Brendshëm, ndaloi anijen e organizatës humanitare “Krahët e Hapur” me 164 emigrantë, të cilët u ndaluan që të hipnin në portin Italian, ndërsa Richard Gere ishte pjesë e ekuipazhit.
Salvini atëkohë iu drejtua aktorit duke i thënë që “t’i merrte të gjithë emigrantët në shtëpinë e tij luksoze në Hollivud”.
Në një konferencë për shtyp Gere pati thënë se “politikanët po demoralizojnë njerëzit e dëshpëruar, në vend se t’i ndihmojnë ata”.
Salvini e përshkroi atë si “një përpjekje për ta kthyer procesin në një spektakël”.
“Unë e njoh Gere si aktor dhe nuk e kuptoj se çfarë mësimi në lidhje me rregullat dhe ligjet tona, për ne italianët, një i huaj mund të japë. Nëse shihemi, do t’i kërkoj një autograf për nënën time”, pati thënë Salvini.
Gjyqi i kreut të partisë “Lega Nord”, Salvini, është caktuar për 23 tetor para gjykatës në Palermo./arbresh.info/
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...
Ngritet aktakuzë ndaj Edmond Lajqit për vrasjen e Gjyljeta U...
Lufta në Ukrainë/ Shtatë të vrarë nga sulmet ruse në Sumi, m...
Zaragoza me replikë për Tuchelin: Futbolli luhet me këmbë jo...