Google ADS

Zhduket një e mitur nga Vitia

09:53 | 27 Shtator 2021
Arbresh.info

Në raportin 24 orësh, u raportua se një e mitur nga Vitia është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

Rastin në polici e ka raportuar motra e saj, e cila ka deklaruar se e mitura është larguar nga shtëpia nga data 23 shtator.

Njësia policore është duke hetuar rastin.

Njoftimi i plotë:
Viti, 23.09.2021 – 07:30. Ankuesja femër kosovare ka informuar se motra e saj viktima femër kosovare, e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia policore është duke hetuar rastin. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme