Google ADS

Brenda 24 orëve raportohen pesë raste të dhunës në familje

09:27 | 27 Shtator 2021
Arbresh.info

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, u njoftua për  pesë raste të dhunës në familje, dy prej tyre në Fushë Kosovë, dy në Gjakovë, dhe një në Prizren.

Njoftimi i plotë:
DHUNË NË FAMILJE

Fushë Kosovë, 26.09.2021 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në mes të dy djemve të saj, i dyshuari e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fushë Kosovë, 26.09.2021 – 20:10. Ankuesja femër kosovare ka informuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike. I dyshuari gjendet jashtë shtetit. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Prizren, 26.09.2021 – 21:33. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj vajzës së tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gjakovë, 26.09.2021 – 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se, derisa ka qenë shkuar për ta vizituar djalin e tyre te ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ishte tensionuar situata dhe nga i njëjti është tërhequr deri në rrugë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Gjakovë, 26.09.2021 – 19:00. Viktima femër kosovare ka informuar se është sulmuar fizikisht nga burri dhe vjehrra e saj të dyshuarit kosovarë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në mbajtje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme