Google ADS

Sot fillon mësimi edhe në Shqipëri

07:09 | 27 Shtator 2021
V. S.

27 shtatori do të jetë  dita e parë e vitit të ri shkollor për nxënësit në Shqipëri, ku mësimi do të zhvillohet me orë të shkurtuara dhe me turne në shkollat ku numri i nxënësve është i madh.

Kjo situatë ka shqetësuar prindërit, të cilët fajësojnë Ministrinë e Arsimit se nuk ka reflektuar për mangësitë e mësimit në këtë mënyrë që nuk është e përshtatshme për edukimin e vazhdueshëm.

Për këtë arsye përmes rrjeteve sociale prindërit kanë realizuar një peticion.

“Kërkojmë ndryshimin e vendimit dhe organizimin e mësimit me kohë të plotë”.

Por cilat janë problematikat që kanë hasur prindërit, që mesa duket do vazhdojnë edhe këtë vit të ri shkollor.

“Jam shumë e lodhur. Kam 4 fëmijë në cikle të ndryshme arsimore, i bie që të punoj part time që t’i menaxhoj. Nuk është mjaftueshëm 30 min për të përthithur informacionin”./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme