SPAK nuk e ka urdhëruar ende Interpolin që të shpallë në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, i dënuar fajtor gjatë javës me dy vite burgim.
Mbasi policia konstatoi mos gjetjen në banesë të Llallës, ish-zyrtari i lartë i drejtësisë shqiptare po kërkohet vetëm nga policitë lokale edhe pse është e ditur botërisht se ai ndodhet jashtë vendit.
“Adriatik Llalla, prokuror i përgjithshëm deri në dhjetor 2017, do të vijojë të jetë në kërkim kombëtar, por policia nuk bën të ditur nëse do zbatojë afatin tre mujor të kërkimit kombëtar apo ndodhur para faktit të këqyrjes së sistemit Tims, do të urdhërojë kërkimin ndërkombëtar”.
Burime pranë Interpol Tirana bëjnë me dije se i takon prokurorisë së Posaçme t’i verë në dijeni me shkrese për kërkimin ndërkombëtar pa pritur mbylljen e afatit të kërkimit brenda vendit.
Nëse SPAK e kërkon këtë gjë brenda kësaj jave, fill mbas këtij momenti emri i Llallës u shpërndahet të gjitha policive. Por zyrtarisht asnjë institucion nuk di të përgjigjet se ku gjendet ish prokurori i përgjithshëm, ndonëse zëra të pakonfirmuar tregojnë se po kurohet në Zvicër, por edhe në Hungari.
“Teksa avokati i tij po përgatit rekursin për në Gjykatën e lartë, pritet që një nga strategjitë e avokatit të jetë kërkesa për shuarje dënimi bazuar në epikrizën që vërteton sëmundjen e tij”, për Top Channel, Anila Hoxha.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...