Dybala: Më vjen keq që u largova nga fusha, por i lumtur për fitoren

20:44 | 26 Shtator 2021
KRG

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka reaguar pas lëndimit të fundit që pësoi.

Argjentinasi realizoi gol në ndeshjen ndaj Sampdorias, por pastaj u detyrua të largohet nga fusha pas një lëndimi jo të lehtë, shkruan lajmi.net.

Dybala ka reaguar në rrjetet sociale, duke kërkuar falje për lëndimin, derisa thotë se do rikthehet sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Më vjen keq që u largova nga fusha, por jam i lumtur për fitoren. Do bëjë testimet nesër, por jam duke menduar për rikthimin sa më shpejtë të jetë e mundur”, shkroi ai.

Ndërkohë, Dybala do humb takimin e radhës ndaj Chelseas në Ligën e Kampionëve.

Të ngjashme