Qytetarët mbi moshën 60 vjeçare, punonjësit shëndetësorë dhe personat me sëmundje kronike me vërtetim prej nesër do të mund të marrin dozën e tretë të vaksinës kundër kovid-19, konfirmoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai theksoi se procesi i skriningut në shkolla do të fillojë me siguri për dy javë.
“Qytetarët mbi 60 vjeç në pajtim me periudhës kohore pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës do të marrin mesazh për t’u vaksinuar, me këtë rast ai mesazh do të jetë përkujtim në kuptimin që nuk termin ose pikë të veçantë, mund të shkojnë kudo më afër vendbanimit. Edhe më tej do të funksionojë pika në sallën “Boris Trajkovski”, në të gjitha poliklinikat tjera këtu në Shkup dhe në të gjithë shtetin”, tha Filipçe.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, për skriningun në shkolla ministri Filipçe tha se me siguri do të fillojë për dy javë.
“Do të fillojmë me sigurimin e pëlqimit nga prindërit dhe do ta paraqesim më tej metodologjinë. Unë besoj se përgatitja do të përfundojë gjatë javës së ardhshme dhe se nga ajo javë e tutje ne do të fillojmë procesin e testimit. Dua të them se qëllimi është zbulimi i bartësve të mundshëm asimptomatikë të virusit, duke e ditur se fëmijët janë bartësit më të zakonshëm asimptomatikë të virusit”-ka thënë Ministri i shëndetësisë së Maqedonis së Veriut.
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së