Policia e Kosovës ka thënë se vendimi i Qeverisë për pagesën e targave të përkohshme RKS e veturave që vijnë nga Serbia për në Kosovë është duke u zbatuar pa ndonjë vështirësi.
Nëpërmjes një komunikate në Facebook, Policia ka ndarë disa fotografi në të cilat shihen punonjësit doganorë duke larguar targat e Serbisë dhe duke i vendosur ato të përkohshme të Kosovës.
“Policia e Kosovës bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë konkretisht targave të automjeteve.
Vendimi i institucioneve të RKS-së, po zbatohet duke iu mundësuar qytetarëve pajisjen me targa dhe mundësimin e qarkullimit tyre pa vështirësi”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...