Gjashtë muaj që nga vdekja e humoristit Cima, Adelina: Vështirë të flas, po më mungon shumë

18:59 | 26 Shtator 2021
Arbresh.info

Kanë kaluar gjashtë muaj që nga vdekja e humoristit shqiptar, Rasim Thaçi-Cima.

Këngëtarja shqiptare, Adelina Thaçi-Meta, me anë të një postimi në Instagram, ka  kujtuar të atin duke theksuar se e ka të vështirë të flasë dhe se po i mungon mjaft shumë.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty babë, vështirë të flas, po më mungon shumë. 6 muaj pa ty”, kanë qenë fjalët e artistes ,e cila i ka bërë një vizitë tek varri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme