Kur kanë mbetur edhe tri javë deri te zgjedhjet lokale, gara po shihet si një test për qeverinë dhe partitë në opozitë.
Pavarësisht se në zgjedhjet parlamentare vendosja e koalicioneve parazgjedhore është më e theksuar, edhe për zgjedhjet lokale të 17 tetorit bashkëpunimet parazgjedhore nuk kanë munguar, shkruan Telegrafi.
Tashmë janë arritur disa koalicione formale parazgjedhore mes subjekteve të ndryshme, por ka edhe koalicione tjera mes personave dhe subjekteve politike.
Më poshtë ua prezantojmë disa nga koalicionet parazgjedhore të arritura deri më tani.
PDK-AKR në Mitrovicë
Në përkrahje të Bedri Hamzës për kryetar të Mitrovicës, do të jetë Aleanca Kosovare e Re (AKR).
PDK-ja dhe AKR-ja, sipas kësaj marrëveshjeje, në rast se fitojnë zgjedhjet lokale në Mitrovicë do të bashkëqeverisin për një mandat katërvjeçar.
LDK-AKR në Vushtrri
Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit LDK dhe AKR shkojnë në një listë të përbashkët zgjedhore derisa AKR ka një kandidat për asamble komunale.
AKR po ashtu do të mbështesë Xhafer Tahirin e LDK-së për kryetar të komunës.
LVV-AKR në Kamenicë
Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca Kosova e Re kanë lidhur koalicion parazgjedhor në Komunën e Kamenicës për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Kjo marrëveshje e lidhur midis LVV-së e AKR-së, nënkupton përkrahjen e kandidatit për kryetar komune i propozuar nga LVV, Kadri Rahimaj, por që partitë në garën për Kuvendin Komunal garojnë në lista të ndara, si dy subjekte të pavarura.
NISMA në Lipjan mbështet PDK-në në zgjedhjet e 17 tetorit
Nisma Socialdemokrate së bashku me strukturat e saj do ta përkrahin PDK-në dhe kandidatin e saj për kryetar të Lipjanit, Hyzer Rizani, ndërkaq për asamble komunale garojnë me një listë të veçantë.
NISMA në Ferizaj mbështet PDK-në në zgjedhjet e 17 tetorit
Dega e Nismës në Ferizaj ka marrë vendim që në zgjedhjet e 17 tetorit ta përkrah për kryetar të komunës, Agim Aliun, kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës.
Për asamble komunale, NISMA do të ketë listën e vet zgjedhore për Ferizajn.
LVV, LDK, AAK mbështesin Bekim Jasharin në Skenderaj
Këto parti për kuvend komunal do të garojnë me lista të veçanta zgjedhore.
Kundër kandidatë të Bekim Jasharit në Skenderaj janë Sami Lushtaku nga PDK dhe Sokol Halili nga Iniciativa Qytetare për Skenderaj.
LVV, PDK, LDK, AAK, VAKAT, AKR, shoqëria civile, komuniteti RAE bashkë në Mitrovicën Veriore
Bartësi i listës së koalicionit të partive politike në Mitrovicën e Veriut do të jetë Skender Sadiku.
Duda Balje mbështetje për Mytaher Haskukën e LVV-së në Prizren
Kryetarja e SDU-së Duda Balje ka marrë pjesë në fushatën elektorale të kandidatit të LVV-së në Prizren, Mytaher Haskuka.
“Vatra” në Gjilan mbështet Lutfi Hazirin e LDK-së
Zëdhënësi i “Vatrës” në Gjilan, Kushtrim Ajvazi ka bërë thirrje që qytetarët e Luginës së Preshevës që jetojnë në Gjilan të votojnë Lutfi Hazirin “Asnjëherë Haziri nuk e ka lënë anash çështjen e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, duke qenë vazhdimisht i zëshëm e këmbëngulës në kërkesën e tij”, ka thënë ai.
PD mbështet PDK-në në Mitrovicë e LDK-në në Vushtrri
Partia e Drejtësisë e cila ka pasur këshilltarë komunal në disa komuna të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale, në zgjedhjet e 17 tetorit në Mitrovicë do të mbështesë Bedri Hamzën e PDK-së, derisa në Vushtrri Xhafer Tahirin e LDK-së.
Fatmir Hasani i LVV-së mbështet Armend Agollin e LDK-së në Mitrovicë
Fatmir Hasani anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ish kundër kandidati i Agim Bahtirit për kryetar të Mitrovicës brenda LVV-së, ka zyrtarizuar mbështetjen për Armend Agollin e LDK-së.
“Marrëveshja është që së bashku të udhëheqim komunën, unë si kryetar dhe Fatmiri si nënkryetar. Kjo është marrëveshja në pika të shkurta”, ka deklaruar Armend Agolli.
Kujtojmë, koalicionet më të mëdha në zgjedhjet lokale bëhen pas raundit të parë të zgjedhjeve.
Në disa komuna pas arritjes së koalicioneve të ndryshme në të kaluarën ka pasur përmbysje të rezultateve për kryetar të komunës. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...