Dy ndeshje interesante në Superligën e Kosovës në basketboll

15:52 | 26 Shtator 2021
KRG

Sot do të zhvillohen dy ndeshje të cilat janë në kuadër të javës së tretë në Superligën e Kosovës në Basketboll.

Ndeshja e parë e cila do të zhvillohet është mes Pejës deh Rahovecit e cila do të luhet nga ora 17:45.

Peja deri më tani ka shënuar dy fitore në dy ndeshje, kurse Rahoveci ka vetëm  një fitore dhe një humbje.

Ndërsa ndeshja tjetër e cila do të zhvillohet nga ora 19:00 është mes Bashkimit dhe Sigal Prishtinës.

Kjo ndeshje do të jetë ndeshja e fundit e javës së tretë e Superligës së Kosovës.

Të dyja skuadrat deri më tani kanë shënuar nga një fitore dhe një humbje. /arbresh.info/

Të ngjashme