Juventus fiton ndaj Sampdorias

14:40 | 26 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Juventusi ka shënuar fitoren në “Allianz Stadium” kundër Sampdorias me rezultat të ngushtë 3:2, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e gjashtë në Serie A.

Kjo është fitorja e dytë e Juventusit në këtë fillim të kampionatit, pas asaj të javës së kaluar.

Paulo Dybala shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 10-të
pas asistimit nga Locatelli.

Fundi i pjesës së parë ishte mjaft dramatik. Leonardo Bonucci shënoi nga pika e bardhë në minutën e 43-të, por një minutë më pas Sampdoria ngushtoi epërsinë përmes Yoshidas.

Locatelli arriti të shënonte vet në minutën e 57-të të ndeshjes. Goli i fundit i ndeshjes u shënua në minutën e 83-të. Ishte Candreva që ngushtoi epërsinë në 3:2, e që në fund ishte edhe epilogu i këtij takimi.

Me këtë fitore, Juventusi shkon në kuotën e tetë pikëve në vendin e nëntë me dy fitore dy barazime dhe dy humbje nga gjashtë ndeshjet e para.

Në anën tjetër, Sampdoria mbetet e 14-ta me pesë pikë të grumbulluara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme