Google ADS

Norvegjia i thotë lamtumirë veturave me naftë dhe benzinë, nga 2022 do të blejnë vetëm ato elektrike

13:43 | 26 Shtator 2021
Arbresh.info

Nga fillimi i këtij viti, 19 nga 25 modelet më të reja në Norvegji ishin vetura elektrike.

Qëllimi i Norvegjisë është të ndalet shitja e veturave të reja me benzinë dhe naftë deri më 2025. Ndoshta duket e pabesueshme, por gjërat në terren janë ndryshe.

Revista norvegjeze Motor raporton se nga viti i ardhshëm shitja e veturave me naftë dhe benzinë në këtë shtet do të mund të ishte aq e ulët, kjo për shkak të veturave të reja elektrike që kanë pothuajse 100 për qind të tregut, shkruan Telegrafi.

Në tetë muajt e parë të këtij viti, veturat me naftë dhe benzinë përbëjnë më pak se 10 për qind nga 110.864 të reja të regjistruara.

E nëse ky trend vazhdon sikurse në pesë vitet e fundit, këto mjete me djegie të brendshme në shtatë muajt e ardhshëm do të mund të bie në zero.

Nga fillimi i këtij viti, 19 prej 25 veturave të reja më të shitura në Norvegji ishin ato elektrike. Në krye të listës gjendet Tesla Model 3 më 7.048 vetura të reja të regjistruara në këtë shtet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme