Google ADS

Krasniqi: Një nga monumentet që manifeston sakrificën për liri është Abria e Epërme

12:20 | 26 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka kujtuar sot masakrën e bërë nga ushtria serbe ndaj familjes Deliu në Abri të Epërme.

Krasniqi, përmes një postimi në ‘Facebook’, thotë se kujton gjithmonë me nderë dhe krenari martirët e Abrisë, shkruan Reporteri.net
Postimi i plotë i Krasniqit:

Një nga monumentet që manifeston sakrificën per liri është Abria e Epërme, vendi ku forcat e armatosura serbe, kryen nje ndër masakrat më të tmerrshme ndaj familjes Deliu.
23 vjet më parë, makineria vrastare serbe martirizoi 23 pjesëtarë të një familjeje, nga foshnja gjashtë muajshe në djep e deri te plaku 94 vjeçar, gra shtatzëna dhe fëmijë.
Në përpjekje për t’a mbrojtur pragun e shtepise, po atë ditë, ranë dëshmorë Valdet Xhemajli, Vesel Demaku e Afrim Hajdaraj!
Në çdo përvejtor të kësaj masakre, kujtojmë me nderim e dhimbje martirët e Abrisë, të cilët janë pjesë e pandashme e kujtesës sonë, në rrrugën e sakrificës për liri.

Që nga ajo ditë e deri më sot, nuk janë ndëshkuar as planifikuesit, as urdhërdhënësit e as ekzekutuesit e kësaj masakre të tmerrshme. Prandaj drejtësia ndaj tyre, është imperativ që nuk mund të tjetërsohet.
Lavdi martirëve e dëshmorëve të Abrisë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme